Sot do të protestojnë në Shkup për arrestimin e Blerim Ramadanit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, do të protestojnë sot në ora 11:00 para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, për arrestimin e Blerim Ramadanit. Sipas Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Ramadani u ndalua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar në Jazhincë, bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

Shoqata ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Ramadanit, duke e cilësuar arrestimin e tij si të padrejtë dhe të motivuar politikisht. Protesta pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish që kërkojnë drejtësi për bashkëluftëtarin e tyre

Lexo gjithashtu
Total
0
Share