Këtë të mërkurë do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 min, si dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ndodhë edhe solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.
Pos këtyre, IHMK-ja ka ndarë informacione edhe motin i cili është me diell dhe me rritje të temperaturave.
Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius./Klankosova.tv