Gara për Rektor – Bashkim Ziberi: Përvojën që e kam brenda dhe jashtë shtetit, ta investoj dhe zbatoj në të mirë të UT-së

Profesori Bashkim Ziberi në Klan Debat ka folur rreth qëllimit dhe synimeve të tij si kandidat pë Rektor të Universitetit të Tetovës. Ziberi përmendi përvojën e tij akademike jashtë shtetit dhe kthimin e tij për të kontribuuar për Universitetin e Tetovës.

“unë mendoj se kuadrot profesional duhet të ushqehen vazhdimisht me të mira e me të rejat më të fundit në fushën profesionale shkencore. Këtë e bëj vazhdimisht. Në vitin 2018/19 kam qenë ‘fullbright’ në Universitetin e Harvardit dhe vazhdimisht kam tentuar që të jem në rrjedha duke mos lënë edhe punën dhe aktivitetet që kanë të bëjnë në UT, si shef i Departamentit të Fizikës, si udhëheqës i Zyrës për shkencë dhe inovacion. Gjithë këto elemente më japin kurajon që të konkurroj dhe këtë përvojë që e kam brenda dhe jashtë shtetit ta invesotjmë dhe ta implementojmë në të mirë të institucionit ku punoj”, theksoi mes tjerash Ziberi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share