Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot do të prezantojë projektin e ri për Stadiumin e qytetit.
Siç është paralajmëruar nga Komuna e Tetovës, ai do të informojë për detajet e projektit dhe fillimin e punimeve, për projektin e ri për Stadiumin e qytetit.
Do të ketë edhe një pjesë muzikore me performancën e artistëve të njohur të muzikës shqiptare.