Sopi: Të gjithë jemi të zëvendësueshëm, ashtu edhe Ronaldo

Aktori i njohur, Hasim Memishi – Sopi në emisionin MundoKlan duke analizuar ndeshjet e sotme të Botërorit të Katarit, shprehet se ka pritur rezistencë më të madhe të Zvicrës ndaj Portugalisë, sidomos pas fitores kundër Serbisë. I pyetur për lënien e Ronaldos në bankinën e rezervave, Sopi tha se çdokush është i zëvendësueshëm..

“Në botë të gjithë jemi të zëvendësueshëm dhe besoj edhe Ronaldo, pas një kohe shumë të shkurtër do të jetë i zëvendësueshëm nga dikush tjetër… Pa dashur të hyj në aspektin profesional, si tioz i flaktë i futbollit, realisht nuk e kam pritur që Portugalia të shënojë 6 gola. Prisja ndeshje më të ekuilibruar. Përkundër asaj që pamë një lojë fenomenale të Zvicrës kundër Serbisë, por si duket goli i parë i shënuar shumë herët e disbalancoi ndeshjen”, deklaroi aktori Hasim Memishi – Sopi./KlanMacedonia

https://youtu.be/4NjjwFMUo0E

Lexo gjithashtu
Total
0
Share