Çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për gjysmë denari pas mesnatës. Këtë e bëri të ditur sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. Çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.
Çmimet e derivateve sipas vendimit aktual:
Nafta: 81.00 denarë/l
Vaji ekstra i lehtë: 79,00 denarë/l
Benzina BS-95: 76,00 denarë/l
Benzina BS-98: 78,05 denarë/l