Sonte një premierë ekskluzive e “Love Island Albania”

Live në Tv Klan në drejtimin e Luana Vjollcës

“Love Island Albania” ka thyer rekorde që prej fillimit.  Por, tani është momenti të përgatiteni për surprizën e radhës: Përveç emisioneve ditore, “Love Island Albania” do të ketë një spektakël të dedikuar, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Rikujtojmë se fillimisht 5 çiftet, u trazuan nga hyrja e ‘bombshell’-it, Arlindit. Kaq mjaftoi që të fillojnë të lindin marrëdhënie të reja, por edhe ndarje.

Siç është transmetuar në këto ditë kanë qenë dy prej çifteve Amadea dhe Salion, Arlind dhe Sofiela që kanë vendosur të mos jenë çift me njëri-tjetrin.

Gjithashtu në episodin e djeshëm vilës të dashurisë iu bashkuan edhe dy “bombshell”, të cilët do t’i njihni akoma më mirë në premierën e kësaj të shtune.

Një çift i tretë ka vendosur ndarjen dhe dikush do i bashkohet Luana Vjollcës në studio, por këtë do ta zbuloni ekskluzivisht sonte në orën 21:00, në Tv Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share