Sondazhet: Biden nuk duhet të rikandidojë

Shumë votues kërkojnë një figure të re në krye të shtetit

Vetëm një ditë pasi shpalli kandidaturën për presidencialet e 2024, votuesit janë ende skeptikë për mënyrën sesi presidenti amerikan Joe Biden do të drejtojë fushatën e tij.

“Ai është shumë i vjetër.  Ishte shumë i vjetër më parë dhe tani është shumë i vjetër. Ne kemi nevojë për dikë më të ri, por mundësisht një republikan.”

Por në sondazh shumë janë dhe ata që kërkojnë figura të reja si brenda demokratëve ashtu dhe republikanëve duke kundërshtuar kështu dhe kandidatin tjetër, Donald Trump.

“Pyetja për demokratët është e thjeshtë: Sigurohuni që njerëzit të kuptojnë se kur votojnë për Joe Biden, ata po votojnë për platformën e Partisë Demokratike dhe cila është ajo platformë? Ky rikandidim nuk ka të bëjë vetëm me një lëvizje anti-Trump kjo ka të bëjë me ruajtjen e të drejtës për t’u organizuar për punën.”

Votuesit në Los Anxhelos patën qëndrime të ndryshme.

“Ne kemi nevojë për diçka që ndoshta vendet e tjera për shumë çështje që i përkasin Amerikës duke filluar që nga siguria. Këto zgjedhje të reja kërkojnë udhëheqje të re.”

Pak ekzaminimeve të ndryshme, Mjekët e cilësuan Biden, i cili nuk pi alkool dhe kryen aktivitet fizik pesë herë në javë, të aftë të ushtrojë detyrën. Shtëpia e Bardhë thotë se të dhënat e tij tregojnë se ai është mjaft i mprehtë mendërisht për të vazhduar edhe për një mandat të dytë.

Analistët thonë se një nga arsyet pse Biden është kaq i vendosur të rikandidojë është sepse ai është i bindur se është i vetmi që mund të mposhtë Trump por duhet theksuar se Trump kohët e fundit ka rritur popullaritetin brenda republikanëve, por edhe tek zgjedhësit e lëkundur.

Vitin e kaluar, 54 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve nënshkruan një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë duke shprehur “shqetësim” për gjendjen e Biden , pengesat në podiume, gafat.

Në mitingjet politike në prag të zgjedhjeve afatmesme të Kongresit vitin e kaluar, sipas ekspertëve Trump i përdorte videot kur presidenti amerikan pengohej teksa mbante fjalime dhe deklaratave të pakuptimta që ai jepte në lidhje me çështje të ndryshme si një lloj arme për t’iu drejtuar votuesve që ta zgjedhin edhe për 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share