Sofje: Sholc – Të nisin negociatat, Petkovi rikujton tre kushtet

“RMV-ja DHE SHQIPËRIA DUHET TË KENË PERSPEKTIVË TË SIGURTË EVROPIANE”

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, nga Sofja deklaoi se mbështet fuqishëm nisjen e negociatave aderuese të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në, por, sic percjell KlanM, nuk beson se misioni i tij në Ballkanin Perëndimot do ta ndryshojë pozicionin e Bullgarisë deri në fund të muajit, kur skadon presidenca franceze me BE-në.

“Gjermania e kupton se nuk është lehtë të tejkalohen mospajtimet historike midis vendeve fqinje, por përvoja jonë tregon se më lehtë është për të gjithë kur do të tejkalohen mosbesimet dhe do të ndërtohen raporte miqësore me fqinjtë. Mbështes fuqishëm arritjen e marrëveshjes për nisjen e negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë. Mendoj se ka gjasa për progress. Do të vazhdojmë diskutimet deri në fund të presidencës franceze dhe shpresoj se do të ketë progress”, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, sic percjell KlanM, ka deklaruar se Qeveritë në Sofje dhe Shkup vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, duke I bërë të qarta kushtet që duhet të plotësohen që të vazhdojnë eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë moment, Bullgaria ka tre prioritete, ku BE-ja duhet të jetë si garantuese. Për të bërë hap përpara, përmes procesit evropian duhet të garantohet kycja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, njëkohësisht kemi pozicionin kornizë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Zgjidhja eventuale duhet t`i përfshijë këto prioritete. BE-ja mund të jep mundësi potenciale se kemi garanca evropiane se kjo mund të ndodh. Kësisoji, vazhdojmë të punojmë si Qeveri në kuadër të pozicionit ekzistues kornizë dhe Traktatit të Miqësisë”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov.

Kancelari gjerman Sholc potencoi se RMV-ja duhet të ketë perspektivë të sigurtë evropiane duke shtuar se vendet anëtare të BE-së duhet t`i mobilizojnë forcat demokratike. Ai, sic percjell KlanM, në një pyetje gazetarësh është pajtuar se RMV-ja duhet t`i plotësojë kushtet që kërkohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke mos dhënë përgjigje konkrete se cfarë mbështetje mund të marrë Bullgaria nga Gjermania për kycjen e kushteve të saja në kornizën negociuese të RMV-së me BE-në./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share