“BALLKANI PERËNDIMOR PJESË E EVROPËS”
Të rinjtë socialdemokrat të Maqedonisë së Veriut bashkë me forumet rinore të partive simotra të rajonit u kanë dërguar një letër të hapur liderëve evropian ku kërkojnë të hapet procesi negociues midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në letrën e hapur thuhet se integrimi I Ballkanit Perëndimor në BE është çështje sigurie dhe duhet urgjentisht të ndërmerren aktivitete.
Letra do t`u dërgohet Presidentit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Përfaqësuesit të lartë për politik të jashtme dhe të sigurisë, Zhozep Borrel, anëtarëve të Këshillit Evropian si dhe Kryetarëve dhe Kryeministrave të qeverive kombëtare të BE-së, para fillimit të Këshillit të BE-së ku do të debatohet për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE, të caktuar për më 23 Qershor në Bruksel.
Në letër, rekomandimet kryesore kanë të bëjnë me RMV-në dhe Shqipërinë., ku të rinjtë u bëjnë thirrje liderëve evropian dhe Këshillit që t`i ndjekin rekomandimet që me shumicë votash janë miratuar në Parlamentin Evropian.
Si shtesë të letrës do të dorëzohen edhe mijëra nënshkrime nga të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, që janë tubuar përmes peticionit publik.
“Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor kanë nevoja dhe prioritete të njëjta, sikurse të rinjtë në gjithë Evropë. Duam të ardhme inkluzive dhe të qëndrueshme për ne dhe brezat e ardhshëm, duam mundësi të njëjta për vende të mira pune, arsim ose trajnime, të drejta të barabarta për udhëtime dhe hulumtime. Ne ndjehemi evropian, ne jemi pjesë e Evropës” – thuhet mes tjerash në këtë letër.
Për fund, të rinjtë e rajonit u bëjnë thirrje liderëve evropian që ta kthejnë shpresën dhe të tregojnë se tash është koha të shkohet përpara drejt integrimit në BE dhe se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane./KlanMacedonia/