Snopçe: Qeveria i përgjigjet pozitivisht iniciativës së ASH-së për akreditimin e Medresesë “Isa Beu” Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të akreditojë Medresen Isa Beu në Shkup, diplomat e të cilës nuk janë njohur deri tash nga institucionet shtetërore arsimore. Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, përcjellë Klan M.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, muaj më parë në disa seanca parlamentare ka ngritur shqetësimin për mosnjohjen e diplomave të Medresesë “Isa Beu” në Shkup.

Insistimin për akreditimin e Medresesë deputeti Snopçe e ka paraqitur në seancën për pyetje të deputetëve drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës, si dhe në seancën tjetër drejtuar Avokatit të Popullit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas këmbënguljes së Aleancës për Shqiptarët, reagimeve në Kuvend, si dhe në organizata ndërkombëtare, së fundmi Qeveria dha mendim pozitiv për akreditimin e Medresesë “Isa Beu”.

Aleanca për Shqiptarët përshëndet këtë vendim që pas shumë vitesh, përfundimisht zgjidh problemin e shumë medresantëve të diplomuar, ndërsa i bën thirje Qeverisë dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë që të përshpejtoj procedurat në vijim dhe të mos lejojë zvarritje të mëtejme të këtij procesi, thonë nga ASH-ja. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share