Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka marrë pjesë në Garën “Best Sniper Competition 2023” që u mbajt në Egirdir të Turqisë, ka arritur rezultate të larta.
FSK-ja ka njoftuar të premten se në shkollën Komando të realizuar nga data 29.05 – 09.06.2022, ekipi i snajperistëve është vlerësuar për bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë me pjesëmarrësit në garë.
“Kjo garë çdo vit mbledhë shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre speciale të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se gara është zhvilluar në disiplina dhe skenarë të ndryshëm shumë sfidues, bazuar në situata reale.
“Ekipi i FSK-së tregoi një përkushtim dhe profesionalizëm shumë të lartë duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze FSK-në dhe shtetin e Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim. /EO