SMS porosi të rrejshme/ Qeveria: Nuk i dërgojmë mesazhet – qytetarët të mos mashtrohen!

Mesazhe mashtruese me link që të çon në ueb-faqen e rrejshme të Qeverisë po I zbraz llogaritë e qytetarëve.

Nëse ju mbërrinë një SMS-porosi se nga Qeveria do të merrni 100 euro ndihmë për ulje të inflacionit dhe nëse klikoni në linkun, shkoni në një ueb-faqe të rreme të Qeverisë ku duhet t`i jepni informatat nga llogaritë tuaja bankare.

SMS-porosi të këtilla, ditëve të fundit kanë marrë qindra qytetarë, por nuk dihet nëse janë dëmtuar. Ueb-faqja është identike sikurse orogjinali.

Qeveria thotë se nuk kanë dërguar mesazhe të tilla dhe bëjnë thirrje që qytetarët të mos bëhen pre e mashtrimeve dhe të mos i japin të dhënat personale. Rasti është denoncuar në MPB.

SMS mesazhe të këtilla mashtruese ishin shpërndarë edhe para disa muajve. Qindra qytetarë mbetën me llogari të zbrazura bankare pasi u bënë pre e mashtrimeve të mesazheve të rrejshme se kanë dërgesa që duhet të doganohen dhe pasi të paguanin 2 euro Posta e Maqedonisë sërish do t`ua dërgonte./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share