PTHP: Helmimi familjar – ndërron jetë edhe një person!

NUMRI I VIKTIMAVE SHKON NË DY, PTHP HETON RASTIN

Prokurori Publik nga PTHP-Shkup ka dhënë urdhër për t`u bërë obduksioni i trupit të një gruaje 79-vjecare e cila ka ndërruar jetë pas më shumë së 10 ditëve ishte në spital pas helmimit familjar me ushqim shtëpiak në Shkup. Paraprakisht, në ngjarjen e njëjtë, ndërroi jetë edhe një 47 vjecarë, derisa një 55-vjeçar është lëshuar për mjekim shtëpiak.

“Prokurori kompetent Publik është duke punuar për konstatimin e shkaqeve të helmimit. Nga shtëpia e familjes janë marrë 20 gjurmë të ndryshme dhe është dhënë urdhër për ekspertizën e tyre. Gjithashtu është dhënë urdhër që të sigurohen historitë mjekësore të tre pacientëve. Po ndërmerren edhe masa tjera” – thonë nga PTHP.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë këtij muaji në një shtëpi familjare, kur tre persona, reja, vjehra dhe i biri, kishin ngrënë pite shtëpiake pas cka ishin helmuar. Shkaku kishte qenë helmimi akut me pesticidin Metomil, respektvisht Lanate, që ishte konfirmuar edhe nga analizat e mjekësisë ligjore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share