Slloveni, shpëtohen 5 personat e bllokuar në shpellë

Operacioni i evakuimit ishte i suksesshëm falë edhe përmirësimit të kushteve atmosferike

Merr fund makthi për 5 personat e bllokuar në një shpellë në jugperëndim të Sllovenisë.

Damir Podnar, drejtuesi i ekipit që punoi për evakuimin e tyre në mënyrë të sigurt tha se plani i evakuimit të pesë personave nuk ishte aspak i lehtë.

“Shpëtimtarët kanë hyrë në shpellë në orën 08:30. Ata kanë hasur në disa vështirësi për shkak të kushteve të motit, por për rreth dy orë ata kanë arritur të gjejnë individët brenda shpellës. Për t’i nxjerrë ata është dashur edhe një orë e gjysmë shtesë.”

Operacioni rezultoi i suksesshëm falë uljes së nivelit të ujit brenda në shpellë dhe përmirësimit të kushteve atmoseferike.

Të pestë të bllokuarit, që përfshin një familje prej tre të rriturish dhe dy udhërrëfues turistikë, ishin strehuar më shumë se 2 km nga hyrja e shpellës Krizna e cila mund të arrihet vetëm me varkë për shkak të 22 liqeneve nëntokësore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share