Skuadrat shqiptare shpresojnë kualifikim në raundin e tretë në Konferencë Liga

Ekipet si Egnatia, Struga, Ballkani dhe Deçiç arritën që të arrin rezultate pozitive në ndeshjet e para të turit të dytë në Konferencë Liga.

Katër skuadrat kampione, ndonëse u larguan nga Liga e Kampioneve, po bënë mirë në Konferencë Liga, teksa konsiderohen favorite për të kaluar në turin e tretë të këtij kompeticioni.

Egnatia triumfoi me rezultat minimal në Islandë ndaj Vikingur. Skuadra nga Rogozhina fitoi me golin e Henri Xhoel, për t’u kthyer me një rezultat shumë të favorshëm në Shqipëri. Skuadra e Edlir Tetovës, ndonëse përballë pati kampionët e Islandës, e menaxhoi mirë sfidën e tashmë në Shkodër ka dy rezultate për të avancuar më tej. Shorti për në turrin e tretë sërish mund të quhet i kënaqshëm, pasi janë shmangur emrat e mëdhenj. Në rast se Egnatia kalon më tej, atëherë do të përballet me ekipin që kalon mes Virtus nga San Marino, ose Flora Talin nga Estonia.

Skuadra kampione e Malit të Zi, Deçiç, gjithashtu regjistroi një fitore fantastike ndaj Dinamo Batumit, duke arritur të shënojë dy gola në transfertë, e në takimin e kthimit i duhet vetëm të administrojë suksesin e regjistruar. Me fitore e mbylli ndeshjen e parë dhe Struga, që në përballjen e kampionët e Armenisë Pyunik triumfoi 2-1 në shtëpi. Skuadra e Qatip Osmanit do luajë llogaritë e saj transfertë, ku dhe një barazim do i mjaftonte për të arritur në turrin e tretë.

Ballkani, që në dy sezonet e fundit ka qenë krenaria e shqiptarëve, ka hasur vështirësi në këtë edicion. Skuadra nga Suhareka barazoi pa gola ndaj Hamrun, në një sfidë ku humbi një penalti dhe dominoi për gjatë gjithë takimit. Pavarësisht barazimit në Kosovë, dardanët përsëri janë favorit për të kaluar më tej, pavarësisht se takimi i kthimit do të luhet në Maltë.

Katër skuadra kampione, të cilat mund të kalojnë në turrin e tretë të Konferencë Ligës, por gjithçka do të qartësohet javën që vjen duke nisur që të martën kur Ballkani do të zbresë në fushën e lojës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share