Skuadrat shqiptare në raundin e dytë të garave Europiane të futbollit

Pas raundit të parë  në  kaualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës  7  ekipe shqiptare kanë mbetur akoma në lojë.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut FC Shkupit  është skuadra e vetme shqiptare që ka siguruar një vend për në raundin e dytë të Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve,  me që kampioni i Shqipërisë, Tirana dhe ajo e Kosovës, Ballkani u eleminuan që në raundin e parë.
FC Shkupi  ngaa Çairi në turin e dytë eliminatorë  takohet me kampionin e Kroacisë Dinamon e Zagrebit. Takimi i parë do të zhvillohet në Maksimir  më 19 korrik  me fillim në orën 21:00.

Tirana dhe Ballkani i vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës, aty ku do të luajnë edhe Shkëndija e Tetovës, Laçi, Vllaznia dhe Drita e Gjilanit.

Tirana në turin e dytë të këtij kompeticioni do ketë përballë boshnjakët e Zrinjski të Mostarit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Air Albania” më datë 19 korrik nga ora 20:45, teksa Ballkani po në të njëjtën kohë dhe ditë është mysafire e La Fioritas nga San Marino.

Shkëndija e Tetovës pasi që në Turin e parë eliminoi armenët e Ararat  të Jerevanit në raundin e dytë do të përballet me letonezët e FC Valmiera. Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë si mysafirë më 21 korrik me fillim në ora 17:00.

Po në të njëjtën ditë Laçi do të jetë mysafir i moldavëve të Petrocub, derisa Drita e Gjilanit që në turin e parë të Ligës së Konferencës eliminoi finlandezët e Inter Turku, këtë herë në turin e dytë për kundërshtarë skuadrën belge Antverpen.
Vllaznia e Shkodrës me 21 korrik, me fillim në ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të mirëpret skuadrën rumune Krajova.
/KLanMacedonia/

 

 Raundi i dytë i Ligës së Kampionëve
19 korrik 21:00 Dinamo Z. (Kroaci) FC Shkupi
Turi i Dytë i Ligës së Konferencës
Data Ora Ekipi 1 vs Ekipi 2
19 korrik 20:00 Tirana Zrinjski (BeH)
19 korrik 20:45 La Fiorita (San Marino) Ballkani
21 korrik 17:00 FC Valmiera (Letoni) Shkëndija
21 korrik 19:00 Petrocub (Moldavi) Laçi
21 korrik 19:00 Anverpern (Belgjikë) Drita
21 korrik 21:00 Vllaznia Craiova (Rumani)
Lexo gjithashtu
Total
0
Share