“TË PADËGJUESHËM SPEKTAKOLAR”
Nis parada e pestë e Krenarisë në Shkup. Në ora 17.00 ka nis grumbullimi në Parkun “Gruaja Luftëtare” përballë Kuvendit, kurse pas fjalimeve përshëndetëse, nis marshi nëpër rrugët e Shkupit. Sic thonë organizatorët “Skopje Pride” edhe këtë vit do të ofrojë program të pasur kulturor-zbavitës, me muzikë dhe DJ. Programi në Stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit pritet të zgjasë deri pas mesnatës.
Motoja e sivjteshme e Paradës së Krenarisë në Shkup është “Të padëgjueshëm në mënyrë spektakolare”.
Nga ora 15.00 autoritetet kishin njoftuar për regjim të posacëm trafiku për shkak të paradës së pestë me radhë që mbahet në Shkup./tvklan.mk/