Parlamenti skocez miratoi gjatë së enjtes një ligj që lehtëson ndryshimin e gjinisë për personat transgjinorë, që do të thotë se tashmë ata mund të modifikojnë ligjërisht këtë pjesë të identitetit të tyre.
Kjo përfshin edhe eliminimin e nevojës për të diagnostikuar nga ana mjekësore disforinë gjinore dhe uljen e moshës nga 18 në 16 vjeç. Reforma e Njohjes së Gjinisë u miratua nga 89 anëtarë dhe Skocia është zyrtarisht vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që aprovon një proces për vetëidentifikimin e ndryshimit të gjinisë.
Kriteri kryesor për aplikantët e kësaj certifikate është se duhet të kenë jetuar për 3 muaj ose 6 nëse janë në moshën 16-17 vjeç në gjininë që duan të zgjedhin. Gjithashtu do të ketë një periudhë “reflektimi” 3-mujore në rast se ata ndryshojnë mendje dhe duan që në dokumentacione të figurojë sërish gjinia e tyre e mëparshme.
Vende si Danimarka, Irlanda dhe Argjentina kanë vendosur ligje të ngjashme për të lehtësuar ndryshimin e gjinisë.
Partia Konservatore dhe një grup i të drejtave të grave nuk ranë dakord me ligjin e ri. Sipas këtyre të fundit, është një kërcënim për gratë e vajzat sepse do të jetë më e lehtë për meshkujt që të hyjnë në ambiente vetëm për femrat, siç janë tualetet.
Megjithatë, qeveria britanike u shpreh se kishte rezervat e saj për ligjin sa i përket sigurisë së grave dhe fëmijëve, ndaj mundet edhe që ta anulojë./tvklan.al