25 vjet burg për kritikun e Kremlinit

Një gjykatë në Moskë dënoi të hënën një kundërshtar të Kremlinit me 25 vjet heqje lirie nën akuzat për tradhti dhe përçmim të ushtrisë ruse, pas një procesi që shënoi edhe një veprim në një goditje të pamëshirshme ndaj opozitës ruse në mes të luftës në Ukrainë.

Vladimir Kara-Murza, një veprimtar i shquar i opozitës, i cili u mbijetoi dy herë helmimeve për të cilat fajësoi Kremlinin, ndodhet pas hekurave që nga arrestimi i tij një vit më parë. Ai i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si politike dhe i ka krahasuar procedurat gjyqësore kundër tij me gjyqet gjatë sundimit të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Në deklaratën e tij të fundit javën e kaluar, z. Kara-Murza tha se është krenar që qëndron përballë “diktaturës” së presidentit rus Vladimir Putin dhe vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë e di se do të vijë dita kur errësira që ka përfshirë vendin tonë do të hiqet”, tha Kara-Murza në komentet e javës së kaluar që u postuan në rrjetet sociale dhe mediat opozitare ruse. “Dhe atëherë shoqëria jonë do të hapë sytë dhe do të rrëqethet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer në emër të saj”.

Akuzat kundër z. Kara-Murza rrjedhin nga fjalimi i tij i marsit të vitit 2022 në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës, në të cilin ai denoncoi veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Hetuesit shtuan akuzat për tradhti ndërsa ai ishte në paraburgim.

Rusia miratoi një ligj që kriminalizon përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë e saj, disa ditë pasi dërgoi trupa në Ukrainë me 24 shkurt të vitit 2022. Autoritetet kanë përdorur ligjin për të shtypur kritikat ndaj atij që Kremlini e quan “një operacion i posaçëm ushtarak”.

Vladimir Kara-Murza, një gazetar, ishte një bashkëpunëtor i udhëheqësit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015. Kara-Murza u mbijetoi helmimeve në vitin 2015 dhe me 2017 për të cilat ai fajësoi Kremlinin. Zyrtarët rusë e kanë mohuar përgjegjësinë.

Një tjetër personalitet e shquar e opozitës, Ilya Yashin, u dënua me 8 vjet e gjysmë heqje lirie në fund të vitit të kaluar, nen akuzën e përçmimit të ushtrisë./VOA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu

Trump fiton në Nevada

Ish-Presidenti merr të gjithë delegatët Një tjetër fitore spektakolare dhe e paprecedentë për Donald Trump në zgjedhjet paraprake…
Më tepër
Total
0
Share