Skijim: Mikaela Shiffrin regjistron fitoren e 92-të në Kupën e Botës

Mikaela Shiffrin skiatorja amerikane doli fituese në garën e sllallomit gjigant që sot u mbajt në qendrën e dimërore të skijimit Lienz të Austrisë e vlefshme për Kupën e Botës për sezonin 2023/2024.

Për Shifrrin ishte kjo fitorja e saj e 92-të garat e Kupës e Botës. Ajo arriti të triumfoj me rezultatin 2 minuta 05 sekonda e 98 të qindtat, duke lënë pas saj dy skiatoret e njohura Federica Brignone dhe Sarah Hector.

Garat e skijimit vazhdojnë edhe të premten në Austri ku do të zhvillohet gara e fundit e sllallomit për vitin 2023./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share