Skijim: Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë doli e 9-ta në Kupën e Botës!

Në garat e Kupës së botës që mbrëmë u mbajtën në qendrën e skijimit  Flachau të Austrisë në displinën e sllallom, fituese doli skuatorja amerikane Mikaela Shiffrin me rezultatin 1 minutë, 29 sekonda e 35 të qindtat, para Petra Vlohova  nga  Sllovakia  dhe Sara Hektor nga Suedia  

Në mesin e 10-të skiatoreve më të mira në disiplinën e sllallomit ishte edhe  skiatorja nga Shqipëria Lara Colturi e cila në plasmanin e përgjithshëm  doli e nënta, me rezultatin 1 minutë, 52 sekonda e 16 të qindtat, që është rezultati  më i mirë në histori në skijim për Shqipërinë në Kupën e Botës.

Lara Colturi doli me 2 sekonda e 49 qindtat pas fitueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin, në garën që u mbajt në Flachau të Austrisë. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në renditjen e sllallomit, në Kupën e botës kryeson Mikaela Shiffrin me 530 pikë, e ndjekuar nga sllovakja Petra Vlhova me 505 pikë dhe  Durr m 366 pikë.

Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin kryeson me 1029 pikë, e ndjekur nga Petra Vlhova me 802, Brignone 787 e Lara Gut-Behrami 749 pikë.

10-të skiatiret më mira  në garën e Flachau -Austri  

  1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:49:35
    2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,27
    3. Sara Hector (Suedia) +1,11
    4. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.38
    5. Anna Swenn-Larsson (Suedia)        +1.45
    6. Camille Rast (Zvicra)    +1.83
    7. Katharina Liensberger (Austria)    +2.10
    8. Jenifera Ģermane (Letonia)    +2.36
    9. Lara Colturi (Shqipëria) +2.49
    10. Andrine Maarstol (Norvegjia) +2.81

 /KlanMaqedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share