Në garat e Kupës së botës që mbrëmë u mbajtën në qendrën e skijimit Flachau të Austrisë në displinën e sllallom, fituese doli skuatorja amerikane Mikaela Shiffrin me rezultatin 1 minutë, 29 sekonda e 35 të qindtat, para Petra Vlohova nga Sllovakia dhe Sara Hektor nga Suedia
Në mesin e 10-të skiatoreve më të mira në disiplinën e sllallomit ishte edhe skiatorja nga Shqipëria Lara Colturi e cila në plasmanin e përgjithshëm doli e nënta, me rezultatin 1 minutë, 52 sekonda e 16 të qindtat, që është rezultati më i mirë në histori në skijim për Shqipërinë në Kupën e Botës.
Lara Colturi doli me 2 sekonda e 49 qindtat pas fitueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin, në garën që u mbajt në Flachau të Austrisë.
Në renditjen e sllallomit, në Kupën e botës kryeson Mikaela Shiffrin me 530 pikë, e ndjekuar nga sllovakja Petra Vlhova me 505 pikë dhe Durr m 366 pikë.
Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin kryeson me 1029 pikë, e ndjekur nga Petra Vlhova me 802, Brignone 787 e Lara Gut-Behrami 749 pikë.
10-të skiatiret më mira në garën e Flachau -Austri
- Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:49:35
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,27
3. Sara Hector (Suedia) +1,11
4. Michelle Gisin (Zvicra) +1.38
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.45
6. Camille Rast (Zvicra) +1.83
7. Katharina Liensberger (Austria) +2.10
8. Jenifera Ģermane (Letonia) +2.36
9. Lara Colturi (Shqipëria) +2.49
10. Andrine Maarstol (Norvegjia) +2.81
/KlanMaqedonia/