Skiatori francez Simon Billy ka vendosur një rekord të ri botëror në garën e zbritjes me shpejtësi me ski. Në pistën e Vars, në alpet franceze, Billy arriti shpejtësinë 255.50 km/orë, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm, 154.958km/orë, që mbahej nga italiani Ivan Origone, vendosur në vitin 2016, po në këtë pistë.
Në këtë pistë morën pjesë disa skiatorë që synuan rekordin e ri botëror, por vetëm Simon Billy ia doli mbanë. Në fundin e pistës, ai u detyrua të ndalonte në rrjetet mbrojtëse, pasi shpejtësia ishte shumë e lartë.