Skijim: Fitore e madhe e zviceranit Zenhäusern!

Skiatori zviceran Ramon Zenhäusern  në  sllallomin e tij të 100  me radh e kurorëzoi me fitore në garën e Kupës së Botës që u mbajt në Chamonix të Francës.

Kjo garë do të mbahet mend  edhe për skatorn grek AJ Ginnis, i cili në mënyrë sensacionale fitoi vendin e dytë.

Skiatori Ramon Zenhäusern ishte në vendin e dytë pas rrëshqitjes së parë dhe 15 qindtat pas Clement Noel të Francës.

Në rrëshqitjen e dytë, Ramon Zenhausern, u tregua më i mirë dhe fitoi garën për 1:42:94 minuta, me 1 sekondë e 2 qindtat para grekut AJ Ginnis (Greqia) dhe 1 sekondë e 6 qindtat para zviceranit Daniel Yule.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1.386 pikë, pasojnë Kilde me 1.073, Kristoffersen 779.

Braathen prin në sllallom me 430 pikë, i ndjekur nga Yule 394, Kristoffersen 389 pikë etj.

 

Renditja 

1. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    1:42:94
2. AJ Ginnis (Greqia)    +1,02
3. Daniel Yule (Zvicra) +1,06
4. Lee Mcgrath (Norvegjia)    +1,38
5. Sebastian Foss Solevaag (Norvegjia)    +1,40
6. Linus Strasser (Gjermania)    +1,47
7. Jett Seymour (SHBA)    +1,65
8. Alex Vinatzer (Italia)    +1,77
9. Ssamuel Kolega (Kroacia) +1,83
9. Alesander Steen Olsen (Norvegjia)    +1,83

Lexo gjithashtu
Total
0
Share