Lara Colturi, skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare është renditur e para në garën e skive në Amerikën Latine.
Përfaqësuesja e Kombëtares Shqiptare të Skive, Lara Colturi fiton garën e 8-të në Kili.
Kryeministri Rama e uron përmes një statusi në Facebook: Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy prindërit të dashuruar pas Shqipërisë si edhe ajo vetë, e me ëndrrën për ta ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës.
Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë. /tvklan.al