Atletikë: Në Botëror në moshën 49-vjeçare, atletja australiane vendos rekordin e pjesëmarrjes

Australiania Kelly Ruddick do të bëhet garuesja më e vjetër femër ndonjëherë në Kampionatin Botëror të Atletikës, në moshën 49-vjeçare. Ajo u përzgjodh nga Athletics Australia për të marrë pjesë në garën 35 km, në Botërorin e këtij muaji në Eugene (Amerikë).

Ky do të jetë debutuimi përe Ruddick në botëror, pasi humbi pjesëmarrjen në vitin 2015, për shkak të një infeksioni në vesh. “Kjo pjesëmarrje do të thotë shumë më tepër për mua se sa për çdo pjesëmarrës jetër, jam e sigurt,” tha atletja australiane për mediat.

“Çdo herë që unë kam patur një shans, diçka ka shkuar keq. Mendova se gjithçka kishte marrë fund, por nuk hoqa dorë. Është një arritje e pabesueshme që gjithë këto vite më vonë unë është përsëri këtu dhe vendos këtë rekord. Jam shumë krenare“, thë më tej atletja 49-vjeçare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për meshkuj, Jesus Angel Garcia i Spanjës është atleti më i vjetër që ka konkurruar në Kampionatin Botëror, duke garuar në edicionin e tij të 13-të, gjithashtu në moshën 49-vjeçare, në Doha në 2019.

Ndërsa Joao Vieira i Portugalisë është atleti më i vjetër që ka fituar një medalje në historinë e Kampionatit Botëror kur mori medaljen e argjendtë në moshën 43-vjeçare në garën e ecjes në vitin 2019.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share