Skënder Rexhepi: Ministri e largoi nga puna ish ushtarin e UÇK-së, vetëm se bëri foto me mua

I ftuar në Klan Debat, deputeti Skënder Rexhepi ka folur për një rast të hidhur që sipas tij ka ndodhur në njërën nga ministritë e udhëhequra nga Alternativa. Sipas tij, një ish ushtar i UÇK-së, në gjednje të rëndë ekonomiko-sociale, pas vetëm 7 ditëve është larguar nga puna. Kjo sipas tij ka ndodhur sepse ministri është hakmarrë shkaku i afërsisë së ish ushtarit me deputetin Rexhepi.

“Sakip Fetahu ka kaluar tre luftra, arriti të punësohet tek ministri aktual. Pas 7 ditëve ministri e largoi dhe kjo ka ndodhur vetëm se ai njeri ka nxjerrë foto me mua. Njeri që e ka gjendjen e rëndë ekonomike është larguar nga puna vetëm sepse është fotografuar me mua. I hakmerret ministri”, ka thënë Skënder Rexhepi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share