Skandali në Rijad, bashkon Turqinë!

Ndeshja derbi Fenerbahçe – Galatasaraj e vlefshme për Superkupën e Turqisë, nuk do të zhvillohet sonte në Rijad të Arabisë Saudite, për shkak se organizatori nuk i ka lejuar mysafirët që të mbajnë fanellat me pamje të Kemal Ataturkut.

Dy ekipet kishin refuzuar të shkojnë në stadium dhe për këtë shkak ndeshja është anuluar, kurse për momentin nuk dihet se ku do të zhvillohet.

Mbështetje për dy klubet mbërrinë nga rivalët e tyre turk. Të parët u prononcuan Trabzonspori dhe Beshiktashi.

“Paqë në shtëpi, paqë në botë” – njoftuan klubet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share