Skandali ne Bruksel | Rreth 600 mijë euro “cash” në shtëpinë e eurodeputes së PASOK

Dy deputetë te tjerë, Marie Arena dhe Marc Tarabella po hetohen për korrupsion brenda Parlamentit Evropian

Një bombë që  sapo ka shpërthyer në zemër të demokracisë evropiane.

Kështu e  përshkruan gazeta belge “L’Echo” rastin  për korrupsion në Parlamentin Evropian.

Në shtëpinë e eurodeputetes socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e Parlamentit Evropian  u gjet një valixhe me para “cash” që kapin një shifër prej rreth 600 mijë eurosh. Në të njëjtën kohë, burime nga Brukseli, kanë raportuar se ajo qëndroi në paramour në pyetje në prani të avokatit të saj. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja Katari, vend i cili po pret edhe Kupën e Botës ka paguar shuma të mëdha parash dhe ofruar dhurata të rëndësishme palëve të treta që mbajnë një pozicion politik të rëndësishëm brenda Parlamentit Evropian duke ndikuar kështu në vendimet politike dhe ekonomike të PE.

Përvec Eva Kaili, emra të tjerë të përfshirë në hetim janë eurodeputetët Marie Arena dhe Marc Tarabella.

Të arrestuar të tjerë janë edhe 4 italianë: ish-deputeti i grupit socialist Antonio Panzeri , gruaja dhe vajza e të cilit u arrestuan gjithashtu në Lombardi, ish-sekretari i përgjithshëm i konfederatës evropiane të sindikatave Luca Visentini, Francesco Giorgi, partneri i eurodeputetes Eva Kaili dhe Niccolò Figà Talamanca  pjesë e një OJQ që vepron në Bruksel.

Eudopetuteja Eva Kaili vizitoi Katarin në fillim të nëntorit. Një fjalim që ajo  mbajti pak më vonë në Parlamentin Europian bëri bujë, kur e cilësoi vendin si “pionier” në çështjet e marrëdhënieve të punës, çka ngjalli mjaft reagime negative./KlanMacedonia

Gazetare: Xhuana Lika

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share