Punët e jashtëligjshme në objektin e Kishës “Sveta Petka” në atarin e fshatit Toplicë janë bërë mollë sherri ndërmjet disa protestuesve maqedonas nga Gostivari dhe kryetarit të Komunës së Vrapçishtit Isen Shabanit, pasi inspektoriati komunal kishte ndërprerë punimet në këtë objekt fetar, informon Klan Macedonia.
Disa protestues sot me dhunë dhe më ofendime kanë tentuar të futen në zyrën e Shabanit, për siç thanë atë të sqarohen lidhur me situatën me objektin, mirëpo kanë intervenuar policia pasi protestuesit me vetë kishin dhe mjete me të cilat mund të shkaktonin dhunë, me ç’ rast u arrestuan dy protestues.
Nga Komuna e Vrapçishtit potencuan se nuk janë në dijeni për interesat konkrete që ka grupi i protestuesve për t’i diskutuar, mirëpo thanë së do të thirrën në një takim me kryetarin sapo të qetësohet situata, sepse në rrethanat e ditës së sotme një bisedë normale ka qenë pothuajse e pamundur.
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës e quajtën këtë skandal të nxitur nga VMRO-DPMNE për të shkaktuar provokime ndëretnike dhe ndërfetare.
Menjeherë pas publikimit të skandalit në media, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e njërit prej protestuesve krah u.d kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limanit, koalicioni i të cilit është në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në. /tvklan.mk
Lexo gjithashtu
Kontrolle komunikacioni në Shkup – gjithsej 141 dënime, 19 për vozitës nën ndikim të alkoolit
Sektori për punë të brendshme Shkup dje gjatë kontrolleve të komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi…
12.02.23 12:49
Maqedonia e Veriut merr kryesimin me PBEJL
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme…
05.06.23 11:54
Incidenti me Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit, TAV: Nuk është kërcënuar siguria e aviacionit
Kompania TAV e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm…
02.08.24 09:47