Skandali me flamurin shqiptar, Mickoski hedh topin tek Federata

BDI kërkon dorëheqje nga VLEN: Është gjëja më e vogël që mund të bëni nëse keni pikë dinjiteti kombëtar

Largimi i Ballistëve nga stadiumi nga ana e policisë për shkak të përdorimit të flamurit kombëtarë është cilësuar si skandal dhe provokim i rëndë dhe indicje për destabilizim, megjithatë të njëjtën nuk pranoi ta komentojë kryeministri Mickoski. Ai nuk tregoi se kujt i pengon flamuri shqiptarë dhe tentoi që fajin për destabilizim ta kërkojë përsëri tek opozita. Pas këtij skandali, Fronti Europian kërkoi dorëheqjen e VLEN-it nga pozitat në Qeveri.

Kush po provokon nxitjen e marrdhënieve ndëretnike në vend pushteti apo opozita sic po pretendon vazhdimishtë kryeministri Hrisatijan Mickovski. Largimi I tifizëve të Shkendisë në ndeshjen e djeshme në Strumicë vetëm për shkak të paraqitjes së flamurit kombëtar në Tribunë erdhi me urdhër të policisë dhe e gjithë kjo është në vazhdën e provokimeve që po u bëhën shqiptarëve kohën e fundit. Vetëm disa ditë më parë partneri I kolaicionit Bogoevski përvec që ofendoi rënd shqiptarët kërkoi edhe largimin e flamurit kombëtar nga xhamija e fshatit Nikushtak të Likovës.

Megjithëatë kryeministri Mickovski i pyetur nga Klan Maqedoni nuk iu përgjigjë pyetjes kujt po I pengon flamurit shqiptarë. Në vend se të flase për temën sërsih përsëriti qëndrimet e tij të njohura rreth destabilizimit të mundshëm të vendit.

“Do të keqpërdorin dhe manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve që të provokojë incident ndër-etnik. Sepse ajo është mënyra e vetme që të nxisin publikun për destabilizimin e paralajmëruar ose organizimin e protestave të cilat i planifikojnë këtë vjeshtë. Si qytetar nuk mund të lejojmë një gjë të tillë, ne si Qeveri, unë si kryeministër apeloj deri tek qytetarët që të mos bien pre e këtyre thashethemeve që bëhen nga ana e milionerëve”.

Me reagim për skandalin e mbrëmshëm kanë dalë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit thonë se flamuri kombëtar mbrohet me vepra, jo me fjalë boshe të vazalëve. Shtojnë se pas këtij skandali, dorëheqja është gjëja më e vogël që mund të bëj VLENI nëse kanë një pikë dinjiteti kombëtar.

“Poshtërimi ditor nga ana e humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është në përmasa alarmante duke cënuar këtë rradhë flamurin kombëtar shqiptar për qytetarët. Më herët, ZNAM dhe VMRO ua larguan flamurin kombëtar nga zyret e tyre, e larguan gjuhën shqipe nga të gjitha institucionet, i larguan shqiptarët nga balanseri, burgosën ushtarët e UÇKsë dhe tash i erdhi rradha edhe përdhosjes së flamurit kombëtar. Pa aftësia e vazalëve dhe humbësve si Astrit Iseni, po i merr në qafë shqiptarët. Dje në Strumicë, shqiptarët nuk u lejuan të përdorin flamurin kombëtar dhe u dëbuan nga qyteti”, thonë nga BDI.

Pas këtij skandali, kreu i Integrisëve, Ali Ahmeti mbrëmë në “facebook” publikoi një fotografi me flamurin kombëtarë në shenjë përkrahjeje për Ballistët.

Kurse pas largimit të Balistëve nga stadiumi për shkak të përdorimit të flamurit, reagim zyrtar kishte edhe Shkëndija e cila sqaroi se skenari i largimit të tifozëve nga stadium u krijua nga zyrtarët e policisë dhe se nuk kishte kërkesë të tillë nga delegati zyrtar i Federatës.

Kujtojmë se vite më parë kur Shkendija zhvilloi ndeshje po në këtë stadium në Strumicë u shpalosën jo një por dhjetra flamuj kombëtar dhe ather kjo nuk paraqiste problem për zyrtarët e policisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share