Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuza ndaj ish Ministres, Bisera Kostadinovska – Stojçevska për keqpërdorim të fondeve publike dhe shpenzime personale gjatë udhëtimeve të punës. Deputeti i partisë në pushtet thotë se ish ministrja për katër ditë në Vjenë ka shpenzuar 3061 euro nga paratë e popullit.
“Bisera nuk do të ishte një Antoanette e vërtetë nëse nuk do të shfaqte sjelljet e saj të shkëlqimit dhe luksit në Vjenë, vendlindja e Antoanettes historike. Bisera Antoaneta fjalë për fjalë bëri përpjekje të kujtojë origjinalitetin historik, dhe për vetëm 4 ditë në Vjenë shpenzoi 3061 euro nga paratë e popullit, për luks dhe shkëlqim. Përkatësisht, nga data 07.12.2023 deri më 11.12.2023, Bisera Antoanette ka qëndruar e vetme në Vjenë, ajo nuk ka qenë e shoqëruar nga Ministria e Kulturës apo qeveria. Për banesën tre dhomëshe, Bisera Antoineta për vetëm 4 netë, ka paguar 1213 euro ose 74.599 mijë denarë”, tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk