“Skandali Katargate”: Flet nga burgu eurodeputetja

EVA KAILI: NE FILLIM KAM MENDUAR VETEVRASJEN, POR TANI DUA TE LUFTOJ

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropain Eva Kaili e cila ndodhet në burg që  prej muajit dhjetor është shprehur në një intervistë të fundit  se në fillim kishte menduar vetëvrasjen. Ndër të tjera ajo ka theksuar se do të provojë pafajsinë.

Për herë të parë ish-zëvendëspresidentja  e Parlamentit Evropian Eva Kaili ka folur  nga qelia e burgut në Bruksel për përfshirjen në skandalin ‘KatarGate’.

Ajo ka rrëfyer se si pasojë e presionit psikologjik ka menduar vetëvrasjen.

”Në gjashtë javët e para kam menduar disa herë  vetëvrasjen. Më pas diçka ndryshoi” – tha Eva Kaili, ish-zevendespresidente e PE.

Eva Kaili këmbngul se është e pafajshme dhe thekson se do të provojë këtë.

”Unë jam e pafajshme , do ta vërtetoj. Pas zhurmës së ditëve të para të kësaj afere, askush nuk flet më. Unë nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe i një persekutimi politik që përfshin një paragjykim, që në çdo rast ekziston ndaj parlamentarëve dhe politikanëve nga jugu i Evropës, si maltezët, grekët, italianët etj” – tha Eva Kaili, ish-zevendespresidente e PE.

Kaili tregon se nuk ka hequr dore nga politika. ish eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë , duke përfshirë partnerin e saj Francesco Giorgi, qe punonte  me ish-deputetin evropian të Brukselit Antonio Panzeri, i cili gjithashtu përfundoi në burg.

Ish-zëvendëspresidentja e PE dyshohet se u përpoq të ndikojë në vendimet e Parlamentit Evropian  duke marrë në këmbim  para nga Katari.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share