Skandali i ngacmimit seksual, gjykata i jep dritën jeshile paditësve të Michael Jackson

Dy prej akuzuesve të Michael Jackson për ngacmim seksual do të paraqiten në gjykatë. Një gjykatë e Kalifornisë ka lejuar që të vazhdojë ndjekja e padive, raporton “TMZ”.

Gjykata e apelit ka rinovuar dy padi kundra kompanisë së produksionit të mbretit të pop-it. Njëra nga James Safechuck dhe tjetra nga Wade Robson të cilët e akuzojnë Jackson për ngacmim seksual kur ata ishin fëmijë.

Asokohe, Safechuck dhe Robson paditën korporatën e Jackson, MJJ Productions por më 2021 Gjykata Superiore në Los Anxheles i rrëzoi paditë sepse kompania nuk kishte detyrë ligjore për të mbrojtur dy personat në fjalë apo këdo tjetër nga artisti pasi nuk kishte kontroll mbi të.

Robson thotë se Michael e ngamconte seksualisht nga mosha 7-14 vjeç. Safechuck tregon se ishte 10 vjeç kur e njohu këngëtarin gjatë xhirimeve për një reklamë. Sipas tij, Michael e merrte shpesh në dhomën e tij për akte seksuale që zgjatën rreth 4 vjet.

Në filmin “Leaving NeverLand” nga HBO, dy akuzuesit thanë se korporatat dështuan në mbrojtjen e tyre ndaj abuzimit seksual. Tashmë, çështja ndaj Michael Jackson dhe kompanive të tij do të shkojë sërish në dyert e gjykatës./tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share