Skandal në McDonald’s – Zbulohen qindra të mitur, mes tyre 10 vjeçarë duke punuar ilegalisht

Dy 10-vjeçarë ishin në mesin e 305 të miturve që u gjetën duke punuar në restorantet e McDonald’s në Kentaki dhe shtete të tjera në kundërshtim me ligjet e punës në SHBA, zbuloi një hetim i Departamentit të Punës, përcjell Klan Macedonia.

Fëmijët 10-vjeçarë punonin deri në orën 2 të mëngjesit, duke përgatitur porositë e ushqimit, duke pastruar dyqanin, duke punuar në një dritare për makina dhe duke përdorur një regjistër.

Njëri prej këtyre fëmijëve përdorte një fritezë, e cila është e ndaluar për punëtorët nën 16 vjeç. Fëmijët nuk paguheshin, thuhet në Raport.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Kentaki, të miturit 14 dhe 15 vjeç mund të punojnë nën kufizime të caktuara dhe fëmijët nën 14 vjeç nuk lejohen të punojnë.

“Në asnjë rrethanë nuk duhet të ketë kurrë një fëmijë 10-vjeçar që punon në një kuzhinë të ushqimit të shpejtë rreth grilave të nxehta, furrave dhe tiganiseve të thella,” tha në një deklaratë për shtyp drejtoresha e divizionit të pagave dhe orëve të Louisville, Karen Garnett-Civils.

Raporti zbuloi gjithashtu se 14 dhe 15-vjeçarët punonin jashtë orarit të lejuar, dhe ndonjëherë gjatë orarit të shkollës.

Departamenti hetoi tre operatorë ekskluziviteti apo franshiza me 62 restorante McDonald’s në Kentaki, Indiana, Maryland dhe Ohio si pjesë e hetimit. Shumica e restoranteve ishin në Kentaki.

Hetuesit dënuan operatorët e ekskluzivitetit të McDonald’s me gjobë prej 212,544 dollarësh.

“Këto raporte janë të papranueshme, thellësisht shqetësuese dhe bien ndesh me pritshmëritë e larta që kemi për të gjithë markën e McDonald’s”, tha Zëvendëspresidentja e lartë dhe shefi i personelit të McDonald’s, Tiffanie Boyd, në një deklaratë për Daily Mail.

“Unë e di se sa e rëndësishme është që çdo restorant të ushqejë një kulturë sigurie. Si një nënë, djali adoleshent i së cilës punonte me krenari në McDonald’s-in tonë lokal, e ndjej këtë në një nivel shumë personal. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që franshizuesit tanë të kenë burimet që u nevojiten për të nxitur vende pune të sigurta për të gjithë punonjësit dhe për të ruajtur përputhjen me të gjitha ligjet e punës”, përfundoi ajo./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share