Arrestohet drejtuesi i mjetit, shef policie në Elbasan
Një fëmijë 7 vjeç humbi jetën teksa u godit nga ky skaf, në plazhin e Potamit, në Himarë.
Mjeti drejtohej nga Arjan Tase shef i policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ish-shef i komisariatit të Himarës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14.00, teksa fëmija i mitur ka qenë në bregun e detit, aty ku siç shihet nga këto pamje, përfundoi dhe skafi që drejtohej nga punonjësi i policisë që ishte jashtë shërbimit.
I mituri ishte nën shoqërinë e prindërve kur mjeti përfundoi në breg duke e zënë poshtë. Nga plagët e marra 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Burime bëjnë me dije se ka dyshime se humbja e kontrollit të mjetit lundrues mund të ketë ardhur nga disa manovra që ka bërë në det skafi me drejtues shefin e policisë.
Drejtuesi u shoqërua në polici dhe pas veprimeve hetimore u arrestua.
Tv Klan