S`ka zjarre aktive – dje mbi 50 vatra aktive!

ORGANET KOMPETENTE NË GATISHMËRI

Mbi 50 zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar dje në territorin e vendit – kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton KlanM.

Për momentin, sic njoftohet, nuk ka zjarre aktive. Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve dhe reshjet e shiut ndikuan që të vehen nën kontroll zjarret që për disa ditë ishin aktive në vend.

Vatra zjarri, sic percjell KlanM, ishin regjistruar në rajonin e Manastirit, Shkupit, Strugës, Ohrit, Makendonski Brodit, Velesit, Demir Hisarit dhe rajone tjera.

Policia e Manastirit është në kërkim të një zjarrvënësi të mundshëm në lagjen “Strelishte” pasi një qytetar nga Manastiri kishte dëshmuar se ka parë një të dyshuar në vendin e shpërthimit të zjarrit.

Kompetentët thonë se mbeten në gatishmëri për shkak se për ditët  në vijim paralajmërohen temperatura më të larta që mund të përbëjnë rrezik potencial për shpërthimin e zjarreve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share