MEXHITI: GJITHÇKA DO TË JETË ONLINE, PROPOZOJ QË MJEKËT TË PUNOJNË NGA SHTËPIA
Së paku tre muaj pacientët duhet të presin për një rentgen në spitalin shtetëror, kjo pasi termine nuk ka, e qytetarët janë të detyruar të paguajnë nga xhepi i tyre në spitalet private edhe atë me dhjetëra mijwra denarë, njofton KlanM.
Ndërsa raporti i OBSH-së ka treguar se pacientët nuk mund të kontrollohen nga specialistë në qoftë se nuk japin mito.
Për këtë ministri i Shëndetësisë, sic percjell KlanM, pranon se sistemi shëndetësor është në gjendje të vështirë, por se ai bën plane për ta përmirsuar atë.
“Unë kam propozimin për këtë e ajo është dixhitalizimi i radiologjisë në të gjithë vendin, dmth. centralizimi i radiologjisë. Në një qytet të caktuar, nëse ka një mjek që lexon një ditë, një radiografi në njërën krah apo këmbë, nuk do të jetë më kështu. Online do të jetë gjithëçka. Ai do të ketë një numër të kufizuar leximesh në ditë dhe në qoftë se dëshiron të ardhura më të mëdha atëherë do të mund të lexoj rezultate nga radiografia edhe më shumë prej në shtëpi” – tha Fatmir Mexhiti.
Përfaqësuesja e OBSH-së theksoi se nuk është në rregull që pacientët të presin me muaj për një incizim e ndërkohë, sic njofton KlanM, tha se për të shmangur këtë mund të caktohen termine edhe natën.
“Apsolutisht nuk është në rregull që të pritet me muaj për një incizim. Si praktikë nga vendet tjera kam parë që bëhen termine edhe natën për ta shmangur pritjen e pacientëve” – tha Ane Johansen, përfaqësuese e OBSH-së në RMV.
Mexhiti propozon që specialistët të shpërndahen në gjithë vendin që me këtë pacinetët të mos vijnë në Shkup të harxhojnë kohë dhe para, por specialistët të jenë në dispzicion në qytetin e tyre.
Ai, sic njofton KlanM, thotë se nevojitet riorganizim i plotë i sistemit shëndetësor. Ndërsa ka tre javë që ekipe të posaçme po bëjnë inspektim për të përmirsuar gjendjen e caktimit të termimeve. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi