KOD: Rrëmbimi i Vanjës me plan të mirë organizuar – grupi i Pallços me kierarki të fortë!

PALEVSKI NGA ZVICRA KA MARRË SHUMË TË MAJME PARASH NË SERBI

Ka përfunduar autopsia e dy viktimave të Lupço Palevskit dhe është dorëzuar në Prokurori, kurse I dyshuari për vrasjet e Vanjës dhe Pançes gjendet në paraburgim ekstradimi në Turqi. Emisioni KOD në Telma ka zbuluar se për rrëmbimin e 14-vjeçares ka ekzistuar një plan I mirë organizuar nga Palevski që ka patur një kierarki të ashpër.

Rrëmbyesit e Vanjës 14-vjeçare kanë pasur rrugëtim dhe plan të saktë veprimi – ka publikuar emisioni KOD në Telma, percjell KlanM.

Sipas njohurive, rrëmbyesit shumë më herët se 27 nëntori kishin qëndruar para ndërtesës për t`i kontrolluar “këndet e vdekura” të kamerave të sigurisë në ndërtesat përreth.

Kamerat e sistemit “Safe City” por edhe kamerat e sigurisë së ndërtesave përreth, sic percjell KlanM, nuk e xhirojnë hyrjen në ndërtesëm e Vanjës. Hyrja ka qenë në një “kënd të vdekur” që u ka mundësuar rrëmbyesve të mos vërehen, që dëshmon faktin se kanë qenë mirë të informuar për video-mbikqyrjen – thuhet në emisionin KOD.

Sipas tyre, Vanja fillimisht është dërguar në bodrumin e Palevskit ku ai kishte patur edhe çelësin. Atje i janë lidhur duart dhe këmbët dhe është vënë në thes gjumi.

Rrëmbyesit, sic percjell KlanM, kishin planifikuar që rrëmbimi të kryhet më herët, më 24 nëntor – të premten, por atë ditë ka pasur shumë lëvizje.

KOD ka zbuluar se qysh para fillimit të hetimit zyrtar, Palevski në Serbi, përmes transferit të shpejtë të parave, sic percjell KlanM, nga Zvicra ka marrë një shumë të madhe të parave.

Me këto mjete ka jetuar në Serbi, pas cka arratiset në Balikesir të Turqisë, ku njëri prej bashkëpjesëmarrëve të tij ka patur një partner biznesi.

Raporti i autopsisë së Mjekësisë Ligjore ka treguar se Vanja është vrarë me armë zjarri. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share