Sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kërkohet të sigurohet ‘Trikafta’ ku sipas tyre ilaçi nuk po sigurohet për gjithë pacientë, dhe nuk punohet intenzivisht në këtë drejtim, informon Klan M.
”Nuk punohet intenzivisht për të siguruar ilaçin ‘Trikafta’ për të gjithë pacientët, për momentin ilaçi ëhtë siguruar vetëm për 12 pacientë. Ndërsa me planin e ri deri në fund të vitit do të sigurohet për gjithsej 30 pacientë” – kështu ka deklaruar Elmir Sejfullai prind i një fëmiju me fibrozë cistike.
Ndryshe në procedurë ligjore të gjithë pacientët mbi 26 vjeç do të jenë të liruar nga pagesa e trajtimit të sëmundjes ku mes tjerash hynë edhe lirimi i shpenzimeve nëpër pikëpagesat e vendit. /KlanMacedonia/