Situatë e tensionuar para Higjienës Komunale / Kërkohet dorëheqja e drejtores Mazneva

E tensionuar është situata edhe mbrëmjen e sotme para Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale, ku punonjësit kanë dalë për të protestuar, njofton Makfaks.

Siç raportohet, drejtoresha Kosana Mazneva ishte përballur me protestuesit, por ishte pritur me thirrje dhe protesta.

“A do të punoni sonte?”, i ka pyetur Kosana Mazneva punonjësit, ndërsa ata kanë brohoritur “Dorëheqje, dorëheqje”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“E të hysh në kamion për të punuar?” i pyeti Mazneva, për të cilën ata vazhduan të thërrisnin “Dorëheqje, dorëheqje”.

Para ndërmarrjes kanë ardhur edhe përforcime policore prej forcave speciale, përcjell KlanM.

Makfaks raporton për bisedën e tensionuar mes dejtoreshës dhe protestuesve, përcjell KlanM. Teksa kanë kërkuar dorëheqjen, drejtoresha iu është drejtuar me fjalët: “E drejta juaj”, ndërsa njëri prej punonjësve i është përgjigjur: “Ne jemi 200 veta, ju jeni një”.

“A mund t’i identifikoni personat?”, pyeti Mazneva kreun e MPB-së, i cili është përgjegjës për policinë e stacionuar në ndërmarrje, sepse dyshon se barrikadë po bëjnë edhe persona që nuk janë të punësuar.

“Këtu jemi të gjithë të punësuar, jemi për një copë bukë”, thonë personat e vendosur në hyrjen e kompanisë.

Punëtorët kanë protestuar që nga 7 korriku në shenjë revolte kundër menaxhmentit për punëtorët e pushuar nga puna, ndërsa kërkojnë edhe rritje të pagave, K-15 dhe beneficione./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share