Situatë e sikletshme në Durrës, dhëndri ngacmon vjehrrën

Një situatë e sikletshme po ndodh në një familje në Durrës. Sipas lajmit që sjell Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, dhëndri ngacmon vjehrrën e tij. Dhëndri është thuajse 20 vjet më i madh se e fejuara të cilën e ka njohur me shkuesi. Nëna nuk di si t’i thojë vajzës së saj që dhëndri e ngacmon dhe po kërkon një rrugëzgjidhje.

Dhurata: Një lajm tjetër ka të bëjë për sa i përket një zonje në fakt…

Aldo: Çfarë ka zonja?

Dhurata: Po, ka një problem shumë të madh ku dhëndri i saj ngacmon këtë, vjehrrën i bie.

Aldo: Jo ore!

Dhurata: Pra ka fejuar gocën me një më të madh, shumë më të madh, gati 20 vjet më të madh, nuk janë dashuruar por i kanë kështu, si quhen këto, shkuesi dhe ai tashmë ngacmon vjehrrën. Tani gjendet në një problem shumë të madh zonja pasi nuk di se si t’i thotë vajzës.

Aldo: Qenka maniak, pse s’thua ti?

Dhurata: Maniak, ashtu i bie. Maniak është. Është shumë e rëndë të ngacmosh vjehrrën.

Aldo: Na habite!

Dhurata: Dhe zonja është në një hall shumë të madh, këtë gjë ia ka thënë motrave të veta, njërën që e ka ngjitur me shtëpinë e saj dhe asaj ia ka qarë hallin më të madh që si t’i gjejnë një mënyrë që të t’i thonë vajzës që të largohet nga zotëria, pra nga i fejuari.

Aldo: Hë si i bëhet?

Dhurata: Deri më tani nuk e kanë gjetur zgjidhjen se si t’ia thonë pasi ajo ndihet e lumtur me këtë, por të shohim sepse me sa mora vesh unë nëse do e shohin keq fare, kjo do t’ia tregojë bashkëshortit të saj që “kështu problemi me dhëndrin tonë”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share