Problemet në BFI nuk janë të reja ato datojnë nga vitet e 90-ta. Kjo që tani po ndodh në Myftininë e Tetoves është vetëm vazhdimësi e konfliktit të filluar shumë vite më herët kur në krye të këtij institucioni ishte Sulejman Rexhepi – kanë deklaruar për Klan Maqedoni dy imamë të Tetovës, Maksut Abazi dhe Emshi Abdullai, të cilët kishin ngritur zërin kundër ndodhive në BFI që nga zanafilla e përçarjeve brenda këtij institucioni fetar.
Imami Abazi nga Poroji i Tetovës për Klan Maqedoni deklaron se aktorët e rinj të BFI-së dhe Myftinisë së Tetovës janë mbetjet e klaneve të kaluara komuniste, ndërsa i bën thirje ish – myftiut Qani Nesimi që të kërkojë falje para popullatës dhe të largohet nga selia e Muftinisë.
“Situata në BFI nuk është e tanishme problemi është i kahmotshëm dhe kjo lidhet me vitin 92-96 përçarja Shkup-Tetovë dhe kjo ka vazhduar. Mirëpo më 1996 këto u pajtuan dhe njëri-tjetrin e akuzonin si jobesimtarë dhe në 2006, unë dhe Hoxha i Pallaticës që atëheRË dolëm me një kërkesë në letër që e dorëzuam në BFI, ku kërkonim që në këtë institucion të vijnë njerëz të ri në udhëheqje. Dhe këta janë aktorët e rinj që e vazhdojnë ndërsa mentorë i kanë mbetjet e ish-sistemit. BFI është i vetmi institucion i paçliruar nga mentaliteti i vjetër komunist dhe duhet një zgjidhje e patjetërsushme. Tani është e mira që Qani Nesimi të del të kërkojë falje Zotit, kolegëve dhe popullatës dhe të largohet, por jo vetëm ai edhe të tjerët se të jesh me një pellg me ata dhe të dalësh i pastër është problem edhe ky ka qenë pjesë e këti zullumi 15-vjeçar në Bashkësinë Fetare Islame”, dekaloi imami Abazi.
Imami Emshi Abdullahi nga ana tjetër thotë jo vetëm Qani Nesimi nga BFI duhet të largohet edhe kreu i saj Shaqir Fetahu.
“KëtiJ institucioni i kanë mbetur vetëm tre shkronja dhe ky i stutucion i ka organet e veta të cilëve nga këta njerëz dhe nga këto aktorë i është bërë një terror kushtetues mbi të cilën duhet të ecë BFI dhe shumë mirë i dijnë njerzit në fjalë dhe personin që e përmendët se tutorët e tyre kanë qenë pjesë e asaj loje që të ndryshohet kushtetuta dhe sa më lehtë të bëhen emërimet dhe shkarkimet. Nëse zotëriu në fjalë Qani Nesimi është pjesë e atij riaseti që e zgjodhi si myfti unë mendoj se ata duhet të fokusohen sa i respektojnë rregullat dhe parimet e kushtetutës së BFI-së. Është më e mira e rrugës këta të tre persona duke filluar nga vet Reisi Shaqir Fetahi e din si e ka pranu postin e vet dhe të kapen dorë për dore të tre dhe ti zgjidhin problemet e tyre se me të vërtetë është çudi dhe habi deri në një kohë ishin dashamirë unë ju parashtroj një pyetje publike, Kush është faktori që ata sot i ndau?”, deklaroi imami Abdullahi.
Konflikti i BFI me Myftiun e Tetovës, Qani Nesimi, filloi nëntë muaj më parë, që kur Reisi Shaqir Fetahu bazuar në informacione të brendshme kishte kuptuar se BFI-së po i përgatitet puç dhe shkarkojë disa nga anëtarët e Riasetit ku bënin pjesë edhe disa myfti mes tyre edhe myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.
Ky i fundit vazhdon dhunshëm të qëndrojë ne selinë e Muftinisë së Tetovës dhe nuk pranon të largohet përkundër vendimit të gjykatës administrative se më nuk është Mufti i Tetovës. /tvklan.mk