Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë. Rama thotë se qeveria shqiptare po e ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën atje dhe bashkohet me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë, SHBA e BE.
Sipas Ramës, autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe, por shton se mirëkupton edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me forcë. Sipas tij duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët.
“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, shkruan Rama./tvklan.al
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022