Situata në gjyqësor: Kryeministri pajtohet me konstatimin e ambasadores amerikane

PENDAROVSKI: S`MUND TË FLAS NË DETAJE, S`KAM MARRË LETRËN”

Presidenti Pendarovski supozon se letra e 11 Prillit e Ambasadores amerikane, Anxhela Ageler, drejtuar organeve të gjyqësorit dhe ekzekutivit është në funksion të asaj që tashmë disa muaj është duke e potencuar diplomatja amerikane. Presidenti personalisht nuk ka marrë këtë letër dhe nuk mund të flet në detaje, njofton KlanM.

“Supozoj se bëhet fjalë për një përshkrim të situatave dhe kritikave në pjesën e gjyqësorit, në atë që tashmë disa muaj flitet nga ambasadorja amerikane. Nuk mund të flas në detaje, një letër e tillë nuk ka mbëritur tek unë” – deklaroi Stevo Pendarovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, fajin për situatën e keqe në gjyqësor e hodhi tek Këshilli gjyqësor, por edhe tek opozita që, sic tha, në Kuvend bllokon ligjet për përparimin e punës së organeve të gjyqësorit.

“Letra ka të bëjë me organet e gjyqësorit. Ne si qeveri jemi në dispozicion për të përparuar gjyqësorin. Në kuvend kemi dorëzuar ligje, por pjesa më e madhe e tyre janë bllokuar nga opozita në Kuvend. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjidhen në Kuvend dhe më tej ata zgjedhin gjykatësit dhe menaxhojnë me punën e tyre dhe vlerësoj se duhet të vendosen tregues më të detajuar për punën e cdo individi në sferën e gjyqësorit” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, sic percjell KlanM, me akuza ka filluar seanca e sotme e Këshillit Gjyqësor. Anëtarët e këtij Këshilli kanë akuzuar Kryetaren Vesna Dameva se ka fshehur nga anëtarët letrën e ambasadores amerikane. Dameva nga ana tjetër është arsyetuar se ka qenë në pushim.

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, përmes një letre drejtuar organeve të gjyqësorit dhe ekzekutivit ka shprehur shqetësime për shkak të numrit të madh të lëndëve që Apeli i kthen për rigjykim. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share