Sindikatat franceze mbajnë grevë mes inflacionit të lartë

Shkollat si dhe transporti publik u ndërprenë pasi punëtorët kërkuan rritje të pagave ndërsa kundërshtuan politikat e Macron

Shërbimi hekurudhor dhe shkollat në Francë ndërprenë aktivitetet pas thirrjes së sindikatave për të zhvilluar një grevë mbarëkombëtare, për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së kostos së jetesës.

Greva preku kryesisht sektorin publik, punnjësit e të cilit kërkojnë paga më të larta. Protestat shihen nga shumë analistë si një lëvizje mbarëkombëtare e cila bëhet për shkak të politikave të ndërmarra së fundmi nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Por një sondazh nga anketuesit e Elabe për BFM TV tregoi se vetëm 39% e publikut mbështeti thirrjen e së për një grevë mbarëkombëtare, ndërsa 49% e kundërshtuan atë dhe një numër në rritje kundërshtoi grevën e punëtorëve të rafinerisë së naftës. Greva e punëtorëve të rafinerisë është bërë një nga sfidat më të vështira të presidentit Emmanuel Macron që nga rizgjedhja e tij në maj.

Pak më pak se 10% e mësuesve të shkollave të mesme morën pjesë në grevë. Mësues veçanërisht të shkollave ​​profesionale kundërshtojnë reformat e planifikuara. Ndërsa tensionet rriten në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës, grevat janë përhapur në pjesë të tjera të sektorit të energjisë, duke përfshirë gjigantin bërthamor EDF ku puna e mirëmbajtjes për furnizimin me energji të Evropës do të vonohet.

Grevat vijnë në një kohë që qeveria ka vendosur të miratojë buxhetin e vitit 2023. Mijëra njerëz dolën në rrugët e Parisit për më shumë se dy javë duke protestuar për rritjen e çmimit të karburantit që solli bllokimin e shumë rafinerive ku gati 1/3 e Francës mbeti pa karburant.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share