Çmimi Nobel për ekonominë i jepet ekspertëve të bankave

ZBULIMET E TYRE PËRMIRËSUAN MËNYRËN SE SI SHOQËRIA PËRBALLET ME KRIZAT FINANCIARE DHE KOLAPSET E BANKAVE

Tre ekspertë amerikanë janë shpallur fitues të Çmimin Nobel për Ekonominë. Laureatët e këtij viti kanë përmirësuar ndjeshëm rolin e bankave në ekonomi veçanërisht gjatë krizave financiare si dhe shmangien e kolapsit të bankave.

Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig janë shpallur fitues të Çmimit Nobel për Ekonominë 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Laureatët e këtij viti në Shkencat Ekonomike, kanë përmirësuar ndjeshëm rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare. Një gjetje e rëndësishme në hulumtimin e tyre është se shmangia e kolapsit të bankave është jetike.

Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi Sveriges Riksbank në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit, është i fundit i çmimeve Nobel të këtij viti, ndërsa fituesit do të ndajnë mes tyre 10 milionë korona suedeze ose 883,954 dollarë.

Kërkimet moderne bankare tregojnë pse kemi banka, si t’i bëjmë ato më pak të cenueshme në kriza dhe si kolapset e bankave përkeqësojnë krizat financiare. Themelet e këtij kërkimi u hodhën nga Ben Bernanke , Douglas Diamond dhe Philip Dybvig në fillim të viteve 1980. Analizat e tyre kanë pasur një rëndësi të madhe praktike në rregullimin e tregjeve financiare.

Që ekonomia të funksionojë, kursimet duhet të kanalizohen në investime. Në teorinë e tyre, Diamond dhe Dybvig treguan se  bankat mund t’i lejojnë depozituesit të kenë akses në paratë e tyre kur të dëshirojnë, duke ofruar gjithashtu kredi afatgjata për huamarrësit. Akademia Suedeze bëri të ditur se Bernanke tregoi me analiza statistikore se bankat ndër vite kanë dështuar për shkak të politikave të tyre të gabuara dhe kjo gjë çoi në një recesion në vitet 30 kriza më e rëndë në botë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share