PRITET KONFIRMIM NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Dy sindikatat e shëndetësisë kanë rënë dakord me përfaqësuesit e ministrit Fatmir Mexhiti për rritjen e pagave. Në mbledhjen e sotme kanë nënshkruar aneksin e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave. Infermierët do të marrin rritje prej 3000 denarë, ndërsa pjesa tjetër e punëtorëve shëndetësorë do të marrin 2000 denarë. Rritja do të jetë e vlefshme nga muaji mars, ndërsa zyrtarizimi pritet të miratohet nga Ministria e Financave dhe ministri Fatmir Besimi.
Predrag Serafimovski – nënkryetar i Sindikatave të Qendrës klinike
“Arritëm marrëveshje. Nga tre mijë denarë për të gjitha infermieret dhe nga dy mijë denarë për të gjithë tjerët nga personeli ndihmës-teknik, administrata, mjekët, të gjithë të punësuarit në shëndetësi të kenë rritje bruto me pagën e marsit”,
Serafimovski tha se edhe nga Ministria e Shëndetësisë duhet të dalin dhe ta konfirmojnë këtë marrëveshje.
Kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtj sociale, Lubisha Karanfillovski tha se me presion është arritur deri te detyrimi i nënshkrimit të aneksit së Marrëveshjes kolektive për veprimtarinë shëndetësore. Ai theksoi se me mosnënshkrimin e tij, do të ishin në situatë që 11 të punësuar në shëndetësi të barazohen me pagën minimale.
“Presim që marrëveshja e sotme, në periudhën më të shkurtë të mundur, gjatë javës së ardhshme, do të zyrtarizohet me nënshkrim”, tha Karanfillovski.
Edhe pse të kënaqur me marrëveshjen e sotme, sindikatat thonë se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre të reja edhe në periudhën në vijim, për shkak të inflacionit. /KlanMacedonia/