Sindikata e policisë me kallëzim penal kundër Spasovskit/ Tejkalim i kompetencave dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare

Sindikata e policisë në Maqedoni ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.  Siç thuhet në njoftimin e Sindikatës, kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ai në cilësinë e zyrtarit ish-ministër në MPB, duke tejkaluar kompetencat dhe duke keqpërdorur pozitën dhe kompetencat zyrtare, ka kryer veprat penale të “Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal dhe “Punë e papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c të Kodit Penal.

“Në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se i raportuari O.S. duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, duke mos iu bindur rregullave shëndetësore që ishin në fuqi në atë kohë, si dhe duke marrë masa dhe veprime zyrtare gjatë ndalimit të punës, gjegjësisht derisa ishte në pushim mjekësor dhe duke mos iu bindur rregulloreve për mbrojtje nga rregullorja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për Mbrojtjen nga virusi “Covid 19” ka nënshkruar dy vendime me duar dhe në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Sindikatës./tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share